Një 61 vjeçare e bllokuar në pishinën e saj për orë të tëra është nxjerrë nga një fqinj falë mediave sociale.
Leslie Kahn ishte duke në pishinën në Epping, New Hampshire, kur duke dalë iu thyen shkallët dhe mbeti brenda, transmeton portali arbresh.info.
Kahn, një e mbijetuar e kancerit të gjirit nuk ishte në gjendje të marrë forcë dhe të ngriste veten jashtë pishinës pa ndihmë.
“Pa pasur diçka për të peshuar këmbët e mia dhe pa forcën e pjesës së epërme të trupit, nuk do mund të dilja”, kujton Kahn momentin e frikshëm.
Kah, e cila është mësuese me profesion ishte jashtë punës për verën, u bllokua për gati tre orë në ujë, ndërsa telefoni i saj ishte brenda shtëpisë.
Pas një periudhe kohore, Kahn kujtoi se iPad-i i saj ishte afër, kështu që rrëmbeu një shtyllë teleskopi të pishinës dhe e tërhoqi pajisjen drejt saj.
Ajo alarmoi fqinjët e saj duke shkruar ‘911’ në forumin e mediave sociale Epping Squawks, i cili menjëherë tërhoqi vëmendjen e anëtarëve.
Pasi tregoi se çfarë po ndodhte, një grua e cila jetonte disa rrugë larg nga Leslie i shkoi në ndihmë.
Kjo tregon se sa e vyer është ndihma e fqinjëve në ditë të vështira./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...