Arkeologët nga Turqia besojnë se e kanë gjetur varrin e Babadimirit, i njohur ndryshe si Shën Nikolla.
Varri i paprekur është gjetur nën Kishën e Shën Nikollës, në lagjen Demre të provincës jug-perëndimore në Antalia, transmeton portali arbresh.info
Demre është ndërtuar nën rrënojat Myra, ku besohet se Shën Nikolla ka jetuar gjatë shek.4.
Deri me tani është besuar se eshtrat e Shën Nikollës ishin në Bari të Italisë. Mendohej se ato u morën nga tregtarët italianë në vitin 1087 ku Myra, atë kohë qytet grek, u pushtua nga turqit.
Shën Nikolla u ndërua mes të krishterëve për bujarinë e tij, në veçanti për fëmijët dhe përulësinë e tij.
Kisha e Shën Nikollës në Demer është një destinacion popullor për pelegrinët, ndërsa gërmimet arkeologjikë po zhvillohen tashmë e 20 vite.
Cemil Karabayram, drejtor i Studimeve dhe Monumenteve në Antalia, tha se studimet e fundit shkencore dhe teknologjike kanë zbuluar mbi ekzistencën e një varri të paprekur.
“Tempulli ishte në gjendje të mirë”, tha ai për gazeten turke, Hurriyet.
Ai ka shtuar se pas studimeve të gjata, besohet se eshtrat që janë marrë në Bari të Italisë i përkisnin një prifti tjetër./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...