Mbetjet e një kalaje 3 mijë vjeçare janë zbuluar në fund të një liqeni në Turqi.
Kalaja e gjetur mendohet se është ndërtuar nga qytetërimi Urartu, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët kishin studiuar ujin për një dekadë, përpara se të zbulonte kështjellën e humbur thellë nën sipërfaqen e saj.
Zbulimi u bë nga një ekip studiuesish, përfshirë Tahsin Ceylan, një fotograf nënujor.
“Shumë qytetërime dhe njerëz kanë jetuar rreth liqenit Van”, ka thënë për Daily News.
Mbretëria e Urartut jetonte në rajonin malor juglindor të Detit të Zi dhe në jugperëndim të Detit Kaspik.
Sot, regjioni është ndarë mes Armenisë, Turqinë lindore dhe Iranit veriperëndimor.
Përmendur nga burimet asiriane, që nga fillimi i shekullit të 13-të para Krishtit, Urartu gëzonte fuqi të konsiderueshme politike në Lindjen e Mesme në shekujt 9 dhe 8 para erës sonë./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...