Gjatë kërkimeve në një kështjellë të lashtë në lindje të Turqisë, studentët turq kanë zbuluar mbishkrime që datojnë nga një periudhë gati 900 vjet më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbishkrimet e lashta 883-vjet, si dhe disa qeramika të vjetra 5.000 vjet, u zbuluan nga arkeologët postdiplomikë që punojnë në këtë vend arkeologjik me leje të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.
Gërmimet filluan në korrik në rrethin Ahlat, i njohur gjithashtu si “Kubbetul-Islam”, që gjendet në provincën lindore Bitlis.
Gjatë hulumtimeve, studentët arritën të përcaktojnë datën e disa pjesëve të kalasë në Qytetin e Vjetër Ahlat dhe mbishkrimin e lashtë. Ata njoftuan se ato datojnë nga dinastia Ahlatshah (Shah-Armen), shekuj më parë në Anadoll, në kohën kur turqit Selxhuk po formonin perandorinë.
Sundimtarët turkmenë Shah-Armen ose Ahlatshah, me qendër në bregun veriperëndimor të Liqenit Van, mbretëruan midis shekujve 11 dhe 12.
Mehmet Kulaz, i cili drejton gërmimet në Ahlat, tha për AA se sipas gjetjeve nga gërmimet e tyre, njerëzit kanë jetuar në pjesë të kalasë 5.000 vjet më parë.
Kulaz, i cili gjithashtu drejton Departamentin e Arteve të Bukura në Universitetin Yüzüncü Yıl në Van, tha se kanë gjetur copa të shumta të qeramikës rreth kalasë, në fund të mureve të saj dhe në sipërfaqe.
Ai shtoi se kalaja ishte shtëpi e civilizimeve të ndryshme historike dhe është e pasur me mbetje të kulturave të lashta.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...