Bridget Alex
Është diçka e natyrshme të besosh tek e mbinatyrshmja. Mendoni sa njerëz në mbarë botën i përkasin një feje: gati gjashtë miliardë, ose 84 për qind të popullsisë globale, dhe këto shifra pritet të rriten në dekadat e ardhshme. Në SHBA sondazhet tregojnë se 90 për qind e të rriturve besojnë tek një fuqi më e lartë, forcë shpirtërore ose tek Zoti.
Edhe vetë ateistët e vetëshpallur kanë prirje mbinatyrore. I njëjti studim gjeti se të gjithë ateistët e refuzojnë Zotin, por një në pesë prej tyre e pranojnë ekzistencën e një fuqie të lartë ose force shpirtërore. Shkurt, njerëzit janë një tufë besimtarësh. Dhe, antropologët evolucionistë thonë se kjo nuk është ndonjë çudi.
Origjina dhe mbizotërimi i besimeve fetare, mund të shpjegohet me teorinë evolucionare. Po si e shpjegon evolucioni shpjegon besimin fetar? Studiuesit kryesorë propozojnë një hipotezë dyfazor: Në fazën e parë, paraardhësit tanë evoluuan disa aftësi mendore, të dobishme për mbijetesë dhe riprodhim, të cilat i bënin të predispozuar për besimet fetare. Pastaj, nga shumica e besimeve që lindën, fetë e veçanta u përhapën dhe vazhduan, sepse hyjnitë dhe ritualet e tyre promovuan bashkëpunimin midis praktikuesve.
Por, cilat janë parakushtet psikologjike për besimin fetar? Për fenë siç e njohim ne sot, janë të nevojshëm shumë përbërës mendorë.
Dijetarët theksojnë në veçanti tri prirje, të cilat theksohen tek njerëzit, por shprehen minimalisht në lloje të tjera: Ne kërkojmë modele, ndjekim qëllime dhe mësojmë përmes imitimit. Këto janë adaptime njohëse, që i ndihmuan paraardhësit tanë të mbijetonin.
Për shembull, është padyshim e dobishme të vëreni gjurmët e putrave (një model) të një luani që ka në plan t’iu hajë (një qëllim) dhe të pengoni grabitqarin me taktika që të tjerët i kanë përdorur me sukses (imitimi). Megjithatë, njerëzit i tejkalojnë këto tendenca.
Ne gjithashtu gjejmë modele tek rastësia – si leximi i gjetheve të çajit – të përshkruajmë qëllime për qenie të padukshme – si shpjegimi i katastrofave me hyjnitë e zemëruara – dhe kopjojmë të tjerët edhe kur kjo është diçka e kushtueshme – si agjërimi dhe sakrifica.
Në këtë mënyrë aftësitë mendore adaptive, mund të na kishin çuar tek besimet fetare. Parakushti i parë, kërkimi i modelit, ka përfitime të dukshme me gjetjen e ushqimit, shmangien e grabitqarëve, parashikimin e motit, etj. Ne vazhdimisht e vëzhgojmë botën, duke u përpjekur të nxjerrim marrëdhënien shkak-pasojë.
Kushti tjetër paraprak, ndjekja e qëllimeve, është i njohur për psikologët si Teoria e Mendjes (ToM), të kuptuarit që të tjerët kanë besime, dëshira dhe qëllime, duke ndikuar në veprimet e tyre. ToM, na lejon të kemi marrëdhënie të sofistikuara sociale dhe të parashikojmë se si do të sillen të tjerët. Pa të, ju nuk mund të “vendosni veten në vendin e dikujt tjetër”.
Përfundimisht, tendenca jonë natyrore për të tej-imituar, na predispozon të përdorim praktikat fetare. Në vend se të mbështeten tek përvoja dhe gabimet, njerëzit mësojnë më shumë sjellje dhe aftësi nga njerëzit e tjerë. Suksesi ynë varet nga njohuritë kaq shumë kulturore, të akumuluara në shumë breza, sa që zbulimi i gjërave vetëm është i pamundur. /Discover Magazine/Bota.al/
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...
Hasani takon shqiptarët në Montreal, diskutojnë mbi mundësit...
Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe, po shikohet ...
Çfarë e shkaktoi këtë diskutim? Drenusha dhe Gresa në një de...
Kemi Bejdnok zgjidhet në krye të Partisë Konservatore britan...