Rezultatet e mëtejshme mund të ndikojnë në përzgjedhjen e astronautëve në Hënë dhe Mars në të ardhmen
Krahasuar me trurin mashkullor, truri femëror ka një kapacitet më të madh për rezistencë në hapësirë. Është rezultati i një eksperimenti të kryer mbi minjtë nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko, të koordinuar nga shkencëtarja italiane, Susanna Rosi. Nëse testet mbi njerëzit konfirmojnë rezultatet e arritura në minj, në të ardhmen ky hulumtim mund të jetë vendimtar për zgjedhjen e astronautëve që do të dërgohen në Hënë dhe Mars.
Me një përzierje të veçantë të protoneve, heliumit dhe hidrogjenit, rrezet kozmike u krijuan në laborator, ku u ekspozuan minj të dy gjinive. Brejtëset femra dilnin nga bombardimet plotësisht të padëmtuara, ndërsa meshkujt tregoheshin të hutuar, me vështirësi të ndërveprimit dhe të shqetësuar deri në atë pikë sa ngurronin të përqendroheshin në mjedisin rrethues.
Siç është shpjeguar në revistën ‘Truri, Sjellja dhe Imuniteti’, në trurin mashkullor ka pasur një aktivitet më të madh të qelizave ‘microglia’ (që formojnë sistemin imunitar të sistemit nervor qendror) dhe rrjedhimisht një reduktim të lidhjeve nervore (synapses) në hipokampus, si dhe një varfërim të receptorëve të Ampa për glutamatin, neurotransmetuesi më i rëndësishëm eksitues në tru.
Shkencëtarja Rosi shpjegoi se kërkime të reja do të planifikohen për të kuptuar se çfarë i përcakton këto dallime mes dy gjinive dhe nëse rezistenca më e madhe e trurit femëror ndodh edhe te njerëzit, ashtu si te minjtë./gsh/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...