Truri i derrave “ringjallet” pas dekapitimit, pohon një shkencëtar

21:17 | 26 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një shkencëtar pohon se e ka rikthyer në funksionim trurin e derrit edhe pas sfidës vdekjeprurëse.

Shkencëtari nga Universiteti Yale, Nenad Sestan ka kryer një eksperiment me mbi 200 tru të derrave, që i kishte marrë nga thertore, transmeton portali arbresh.info

Me përdorimin e pompave, ngrohësve dhe çantave të gjakut artificial të njohur si ‘BrainEX, ai ka theksuar se ka rikthyer në jetë trurin e derrave.

Përderisa nuk kishte prova se truri i derrit rifiton vetëdijen në atë formë, Sestani tha se miliarda qeliza individuale u gjetën të jenë në gjendje të aktivitetit normal.

Studimi ende kërkon shumë punë, por Technology Revieë, revista Massachusetts  e Institute of Technology, nuk ka pranuar që të jap detaje më të hollësishme mbi studimin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme