Sistemi nervor enterik (ENS) ka një koleksion të miliona neuroneve që kontrollojnë lëvizjen në zorrët tona.
Por mekanizmi i saktë që përdorë, ua ka pamundësuar shkencëtarëve që të zbulojnë deri tani, transmeton lajmi.net
Një ekip nga Universiteti i Flinders në Australi e ka hetuar dhe ka zbuluar se ky “tru” funksionon për të menagjuar me mbetjet e ushqimit që hamë që të largohet nëpërmjet kanaleve jashtë trupit tonë.
Mënyra se si funksionon ENS i kishte habitur shkencëtarët.
“Një nga misteret e mëdha të traktit gastrointestinal është se si një numër i tillë i madh neuronesh enterike (që qëndrojnë brenda murit të zorrëve) mundësojnë shtytjen e përmbajtjes së kolonit”, shpjegoi autori i studimit dhe neurofiziologu Nick Spencer për ScienceAlert.
Për të kuptuar mekanizmat e saj, ekipi nga Universiteti Flinders i analizuar funksionimin e zorrëve tek minjtë, të cilat përmbajnë 400,000 neurone. Duke përdorur një teknologji me neuroimaging me rezolucion të lartë dhe elektroda ata kanë matur impulset elektrike. Zorrët e minjëve sinkronizojnë këto impulse për të prodhuar kontraktime në zorrë, të cilat ndihmojnë të kalojnë materialin poshtë përmes zorrëve për ta larguar nga trupi.
Kjo është ndryshe nga mënyra se si funksionon pjesa tjetër e sistemit nervoz të gjitarëve.
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...