Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rikonfirmuar urrejtjen e tij ndaj peshkaqenëve, duke u thënë mbështetësve se nuk është fans i grabitqarëve të oqeanit.
Ai e diskutoi këtë gjatë një eventi në Pensilvania mbrëmjen e djeshme, ku Presidenti diskutoi për gjëra të ndryshme, që nga Iraku, tek mushkonjat e peshkaqenët.
“Po flisnin mbrëmjen e kaluar për peshkaqenët, thoshin që duhet t’i mbrojmë. Duan të heqin fokat për të shpëtuar peshkaqenin. Aty po mendoja me vete: Prit pak! Pse mos bëjmë të kundërtën?,” tha Trump gjatë fjalimit të tij.
“Është e vërtetë,” shtoi ai. “Nuk jam fans i peshkaqenëve, nuk e di se sa vota do të humbas me këtë që thashë, por kështu qëndron e vërteta”.
“Shumë njerëz më kanë telefonuar dhe më thonë: Zotëri, na duhen fonde për të shpëtuar peshkaqenët. Dhe unë që u përgjigjem: Jo, faleminderit, ka gjëra të tjera për të cilat dua të kontribuoj,” tha Trump.
Kjo nuk ishte hera e parë që Trump ka zbuluar “armiqësinë” e tij ndaj peshqve mishngrënës.
Këtë e ka zbuluar edhe Stormy Daniels, aktorja e filmave porno që pretendon se ka pasur një lidhje me Trump, e cila në një intervistë në vitin 2011, tha se “Trump ishte i fiksuar me peshkaqenët”.
“Ai është i tmerruar nga ata, gjithmonë thoshte do bëja bamirësi për çfarëdo lloj kauze, vetëm për mbrojtjen e peshkaqenëve jo,” tregoi pornostarja./online/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...