Njerëzit emocionalisht të sigurt sigurisht përpiqen gjithnjë mos të ankohen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, duke ruajtur qetësinë. Ata nuk reagojnë ndaj stresit dhe nuk i marrin sfidat shumë seriozisht.
Po si ia dalin?
Gjithçka lidhet me gjenetikën, dietën dhe aktivitetin fizik. Në vend që t’i marrin shqetësimet si një lloj “lufte të brendshme”, ata kultivojnë sjellje të shëndetshme. Por përtej gjithë kësaj, përgjithësisht ata kanë disa’zakone të këqija’.
Ata shmangin kritikat e të tjerëve
Kritikat e të tjerëve mund t’i marrim të mirëqena dhe të na motivojnë për ndryshim, por edhe mund të kenë efektin e uljes së vetëvlerësimit. Pra janë dy anët e medaljes! Megjithatë, në shumicën e rasteve kur kritikojmë njerëzit pranë nesh qëllimi është t’i ndihmojmë ata. Kritika konstruktive është pozitive, por me njerëzit që kanë siguri të lartë emocionale, ajo as nuk llogaritet.
Shpërfillin shpesh edhe ndjenjat e tyre
Është logjike të shmangim atë që na shkakton dhimbje, mirëpo, kur kjo bëhet vazhdimisht dhe si zakon atëherë ka efekte negative në psikologjinë tonë. Kur ne i shpërfillim emocionet tona, bëhemi më të ndjeshëm dhe më të prekshëm në planin afatgjatë. Duhet një balancë.
Kanë besim të lartë te “skenaret” mbi të ardhmen
Kur e lexon fjalinë, duket si diçka tejet e mirë. Çdo ditë ne mendojmë për dhjetëra mijëra gjëra. Para se të arrijmë të përfundojmë një gjë, ne mendërisht kemi kaluar tek tjetra. I njëjti është rasti me mendimet “çfarë mund të ishte bërë ndryshe” ose “po sikur të kisha bërë ndryshe” dhe mendime të tjera për të kaluarën ose të ngjashme për të ardhmen. Kur i lëmë mendimet të na pushtojnë, ne humbasim momentin. Është e rëndësishme të mos besoni automatikisht se një mendim i juaj është i vërtetë, i dobishëm ose kuptimplotë. Mendja njerëzore ka po aq gjasa të prodhojë mendime irracionale, të padobishme ose thjesht të rastësishme./tvklan.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...