Google ADS

Tri mënyra efektive për ta marrë veten pas ndarjes

10:17 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Pra, jeni ndarë. Çfarë të bëni tash?

A duhet të shtriheni në shtrat dhe ta mbuloni veten me akullore? A duhet të bëni ndonjë ndryshim drastik në frizurën tuaj? Apo shtireni sikurse çdo gjë është në rregull? – transmeton Telegrafi.

Sipas një studimi të ri, ka shumë mënyra më të mira se si ta merrni veten pas ndarjes! Ndihuni e lirë t’i shkruani këto sepse mund t’ju hynë në punë në të ardhmen.

Tri mënyra efektive për t’u ballafaquar me ndarjen nga partneri janë:

– Theksimi i trajtave negative të ish- partnerit
– Pranimi i ndjenjave tuaja
– Shpërqendrimi

Pra, thënë më thjesht, duhet ta ‘shani’ ish- partnerin para miqve, duhet ta pranoni se do të jeni e mërzitur për një kohë dhe pastaj duhet ta shpërqendroni veten me një sërë aktivitetesh argëtuese pas ndarjes.  /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme