Legjenda thotë se rajoni nëntropikal i Trekëndëshit të Bermudës në Atlantikun e Veriut është vend i qindra fatkeqësive tragjike dhe të pashpjeguara.
Historitë që rrethojnë zhdukjen fatkeqe të avionëve dhe anijeve në zonën mes Majemit, Bermudës dhe Porto Rikos shpesh herë përqendrohen tek e mbinatyrshmja.
Ka rrëfime plot fantazi që flasin për shkëputje në hapësirë-kohë që përthithin udhëtarë dhe anijet e tyre, apo që zona është e mallkuar prej shpirtrave të skllevërve afrikanë. Disa teori madje thonë se alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.
Megjithatë, e vërteta është shumë më pak paranormale.
Themelet e këtij miti i përkasin kohës së Kristofor Kolombit, i cili raportoi se kish parë një flakë të madhe (me gjasë një meteor) që ra në oqean, teksa ai lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re. Më vonë në shekullin 20, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës, bashkë me 300 njerëz që kishte në bord. Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi, dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet.
ka me dhjetëra histori të tjera, të ngulitura në folklor, edhe më me fantazi të pasur. Por statistikisht nuk ka patur më aksidente në zonë. Kjo nuk do të thotë se Trekëndëshi i Bermudës është zona ujore më e sigurtë. Dihet se stuhitë, shkëmbinjtë nënujorë dhe Rryma e Gjirit mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha në lundrim, por këto ngjarje misterioze janë më shumë prej trafikut shumë të shpeshtë, gabimeve njerëzore dhe motit të keq, plus edhe publicitetit të madh që u është bërë aksidenteve në këtë zonë. /Bota.al/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...