Legjenda thotë se rajoni nëntropikal i Trekëndëshit të Bermudës në Atlantikun e Veriut është vend i qindra fatkeqësive tragjike dhe të pashpjeguara.
Historitë që rrethojnë zhdukjen fatkeqe të avionëve dhe anijeve në zonën mes Majemit, Bermudës dhe Porto Rikos shpesh herë përqendrohen tek e mbinatyrshmja.
Ka rrëfime plot fantazi që flasin për shkëputje në hapësirë-kohë që përthithin udhëtarë dhe anijet e tyre, apo që zona është e mallkuar prej shpirtrave të skllevërve afrikanë. Disa teori madje thonë se alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.
Megjithatë, e vërteta është shumë më pak paranormale.
Themelet e këtij miti i përkasin kohës së Kristofor Kolombit, i cili raportoi se kish parë një flakë të madhe (me gjasë një meteor) që ra në oqean, teksa ai lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re. Më vonë në shekullin 20, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës, bashkë me 300 njerëz që kishte në bord. Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi, dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet./telegrafi/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...