00:29 | 14 Tetor 2017
Trina Galanxhi
Mund t`iu duken pyetje të lehta por nuk janë të tilla.
Në 3 pyetje mund të zbuloni sesa inteligjentë jeni veçse duhet të vini trurin në punë, pasi nuk janë pyetje të lehta.
Testi “CRT” (Testi i Reflektimit Konjitiv) është testi më i shkurtër në botë i inteligjencës, por varet nga aftësia juaj për ta identifikuar një problem të thjeshtë.
- Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?
- Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i krijuar pesë pajisje, atëherë sa kohë do t’u duhej 100 makinave për t’i krijuar 100 pajisje?
- Në një moçal, gjendet një grumbull me zambak moçali. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli ta mbulojë tërë moçalin, sa kohë duhet që grumbulli ta mbulojë vetëm gjysmën e moçalit?
Përgjigjet e sakta:
- Topi faktikisht kushton 0.05 centë. Nëse topi kushton X, dhe shkopi kushton 1 euro më shumë, atëherë formula është kjo: X + 1E Shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.1 2X + 1 = 1.1, dhe 2X = 0.1 X = 0.05
- Nevojiten 5 minuta për t’i krijuar 100 pajisje. Pesë makina mund t’i krijojnë pesë pajisje për pesë minuta, prandaj një makinë mund ta bëjë një pajisje në pesë minuta. Kështu që nëse 100 makina janë duke krijuar pajisje, ato mund t’i krijojnë 100 pajisje në pesë minuta.
- Nevojiten 47 ditë që grumbulli ta mbulojë gjysmën e moçalit. Çdo ditë grumbulli dyfishohet sa i përket madhësisë, që i bie në ditën paraprake kur e ka mbuluar tërë moçalin, grumbulli ka qenë sa gjysma e moçalit.