Kate Middleton, mbretëresha e ardhme e Anglisë është takuar me Princin William gjatë studimeve në kolegjin New St Andreës në vitin 2001, shkruan arbresh.info.
Një vit më vonë miqësia u kthye në romancë kur studentja më e mirë Kate po pozonte në një event bamirësie për shkollën.
Ata janë diplomuar në të njëjtën ditë, më 25 qershor 2005.
Deri në nëntor të 2008 lidhje e saj me mbretin e ardhshëm nuk u finalizua.
Pas martesës mbretërore ajo ka thënë në një intervistë se Elizabeta II e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në transformimin e saj në një mbretëreshë.
Më e veçanta rreth dukeshës është se ajo ende i ndjek disa nga traditat e jetës normale duke i bërë vetë flokët dhe grimin dhe duke u marrë me art të cilin ia kishte kushtuar vitet e studimeve. Shumë thonë që, pavarësisht rolit të saj si mbretëresha e ardhshme e Anglisë, “ajo është një nga ne” ./Arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...