Traditat e lashta që fshihen pas Muajit të Mjaltit

06:58 | 30 Qershor 2016
Arbresh.info
Për të sapomartuarit, muaji i mjaltit duket se është fillimi më i ëmbël i një rrugëtimi të gjatë. Mendimi për të shkuar në një udhëtim romantik me bashkëshorten/in nuk i ka fillesat aq vonë sa mund të mendoni, por është një traditë e lashtë sa vetë lidhja e dy njerëzve në martesë.
Por a keni menduar ndonjëherë se si ndodhi? Udhëtimi i çiftit në “muajin e majltit” nuk i ngjan aspak udhëtimeve të ditëve të sotme, pasi në shekullin e 19 çiftet udhëtonin një muaj të tërë për të takuar të gjithë familjarët të cilët nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e dasmës.
Për sa i përket emrit, “Honey-Moon” muaj mjalti, rrjedh nga një traditë e lashtë që daton rreth shekullit të pestë. Në atë kohë, çiftet e sapomartuar duhej të pinin një pije alkoolike me bazë mjalti pas (hënës) natës së parë si çift i martuar. Pija ishte një dhuratë nga miqtë dhe besohej se sillte fat në jetën e të dashuruarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme