Shkencëtarët kanë deklaruar se thika me të cilën ishte varrosur Mbreti Tut i Egjiptit nuk i përkiste kësaj bote.
Sipas zbulimit të studiuesve, thika është punuar më hekur që erdhi nga një meteor, transmeton portali arbresh.info
Ajo që i bindi përfundimisht shkencëtarët italianë ishte prania e kobaltit në hekur, një element që nuk gjendet në metalet tokësore, por që gjendet bollshëm në meteoritet e krijuara që në fillim të sistemit diellor.
Thika e hekurt ka hutuar studiuesit për shkak se hekuri ishte e rrallë në Egjiptin e lashtë. Pavarësisht se ishin më shumë se 3,300 vjeç, nuk ka shenja të ndryshkut.
Varri i Mbretit Tut, faraonit Tutankhamun, u zbulua në vitin 1923 nga anglezi Hauard Karter, i cili i shkaktoi gjithashtu shumë dëme për shkak të pakujdesisë.
Studiuesit thanë se ata identifikuan meteoritin e saktë që ishte burimi i metalit për thikën. Zbulimi sugjeron se egjiptianët e lashtë që në shek. 13 para Krishtit, ishin të vetëdijshëm se copat e rralla të hekurit ranë nga qielli./Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...