Thenie të mëdha nga njerëz të mëdhenj

21:12 | 16 Nëntor 2016
Arbresh.info
  • Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
  • Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)
  • Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni – (Lao Ce)
  • Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)
  • Pakënaqësia është shtytje për të përparuar – (Tagore)
  • Liria është si të hollat : disave u ndihmon, të tjerët i prish – (Novalis)
  • Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre – (Gandi)
  • Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s’kemi qeshur – (S.Shamfor)
  • Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri – (Gëte)
  • Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë – (Gëte)
  • Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s’ka fare – (Moravia)
  • Guximi është fillimi i fitores – (Plutarku)
  • Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. T’i imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe – (Lao Ce)
  • Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)
  • Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)
  • Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
  • Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)
  • Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)
  • E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës. E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)
  • Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)
  • Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)
  • Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)
  • Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
  • Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)
  • Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e dobishme – (Tomas Man)
  • Pa kundështime s’ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)
  • Po mos të kishte njerëz të këqinj, s’do të kishte juristë të mirë – (Dikens)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme