Një arsye pse një test i shpejtë personaliteti mund të jetë aq i dobishëm lidhet me faktin se të qenët objektiv rreth vetes është shumë e vështirë. Sigurisht, është e lehtë për të gjykuar të tjerët, por kur bëhet fjalë për të zbuluar tiparet negative apo anën tonë të errët duket se askush nuk do të ballafaqohet me to.
Testet nxisin nënndërgjegjen tonë, dhe nuk e kemi në dorë të manipulojmë përgjigjet tona.
Mësoni më poshtë se çfarë tregon testi vizual për pikat tuaja të forta dhe dobësitë.
Nëse keni parë …
1. Fytyrën e njeriut.
Forca juaj më e madhe është aftësia për të qenë objektive, madje edhe në situata të vështira. Ju jeni në gjendje të trajtoni dhe të silleni në rrethana të caktuara me një gjakftohtësi e cila është për t’u marrë shembull. Megjithatë , ju nuk jeni perfekt. Askush nuk është. Dobësia juaj më e madhe lidhet me emocionet ! Nuk dini si t’i shprehni këto të fundit dhe e ndrydhni veten. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë ndodh me ju, dhe kjo nuk është gjë e mirë.
2. Tavolinën
Forca juaj më e madhe është aftësia për të dëgjuar dhe kuptuar të tjerët. Ju jeni të shkëlqyer në komunikimin, madje edhe njerëzit që e kanë të vështirë të shprehen, kur ju drejtohen ju e kanë shumë të lehtë. Ju nuk jeni një terapist i licencuar, por së paku shumë njerëz ju kanë thënë se duhet ta mendoni një gjë të tillë. Ndërsa komunikimi është pika juaj e fortë, ju çaloni në realizmin e gjërave. Thënë shkurt, keni shumë fjalë dhe pak punë. Jeni përtacë !
3. Gruaja
Pika juaj më e fortë lidhet me inteligjencën tuaj. Jeni të aftë t’i jepni zgjidhje çdo problemi dhe t’i gjykoni drejt situatat me të cilat përballeni. Mund të jesh shumë i zgjuar, por interesi juaj për dije është shumë i kufizuar sepse ju keni vetëbesim të lartë dhe mendoni se i dini të gjitha. 4.Karrige Forca juaj më e madhe lidhet me pikëpamjet unike që keni për jetën. Gjeni gjithmonë një arsye për të qenë të lumtur dhe u përçoni të tjerëve një energji që vetëm nga ty mund ta marrin. Jeni të aftë t’u ndryshoni për mirë mendimet një personi tjetër e të ndikoni tek ta pozitivisht. POR as ju nuk jeni të përsosur. Ju e humbni interesin shumë shpejtë dhe shumë shpesh për thuajse të gjitha gjërat.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...