Google ADS

Testet e reja mund ta detektojnë autizmin te fëmijët

19:55 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shkencëtarët në Britani thonë se e kanë zhvilluar një test të urinës dhe të gjakut që mund ta detektojë autizmin te fëmijët.

Hulumtuesit e Universitetit të Warwick-ut thonë se testi, i cili besohet se është i pari i llojit të vet, mund të shpijë në diagnostikim të hershëm të çrregullimeve që hynë në kuadër të çrregullimeve të autizmit, transmeton Telegrafi.

Çrregullimet e tilla kryesisht ndikojnë në marrëdhëniet sociale të një personi, ku simptomat përfshijnë probleme me komunikim, sjellje e përsëritshme, hiperaktivitet, ankth dhe vështirësi për t’u adaptuar në ambiente të reja.

Pasi që simptomat janë të shumta, diagnostikimet mund të jetë të vështira dhe të pasigurta, e në veçanti në fazat e hershme të zhvillimit.

Besohet se një në 100 njerëz ka autizëm vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa meshkujt janë më të prirë të sëmuren sesa femrat.

Shkencëtarët thonë se përmes hulumtimeve kanë zbuluar një lidhje mes çrregullimeve që hynë në kuadër të autizmit dhe dëmeve të proteinave që gjenden në plazmën e gjakut.

Ata thonë se testet më të besueshme që i kanë krijuar përfshijnë ekzaminimin e proteinave në plazmën e gjakut, ku fëmijët me autizëm kanë pasur nivele më të larta të markerit të oksidimit, dityrosine (DT) dhe përbërës të caktuar të modifikuar nga sheqeri të quajtur AGE.kanë nivele më të larta të

Gjenetika thuhet se është përgjegjësi kryesor i rasteve të autizmit, ndërsa pjesa tjetër e shkaktarëve përfshijnë një kombinim të faktorëve ambiental, mutacioneve, etj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme