Google ADS

Teoria që sfidon pikëpamjen e Einstein mbi shpejtësinë e dritës

14:28 | 29 Nëntor 2016
Arbresh.info

Universi i sapolindur mund të jetë shndritur me rreze drite që lëvizin shumë më shpejt se sot, sipas një teorie që rrëzon pretendimin shekullor të Einstein se shpejtësia e dritës është konstante.
João Magueijo, nga Imperial College në Londër, dhe Niayesh Afshordi, nga Universitetit të Waterloo në Kanada, mendojnë që drita kishte shpejtësi të pakufishme gjatë lindjes së universit, kur temperatura e kozmosit ishte dhjetë mijë trilion trilion celsius.

Kjo është një teori që Magueijo e ka zhvilluar që nga fundi i viteve ‘90, por në një letër të botuar të hënën ai dhe Afshord përshkruan për herë të parë se si shkencëtarët më në fund mund të testojnë idenë e diskutueshme. Nëse kanë të drejtë, teoria do të vërtetonte një “nënshkrim të rrezatimit” të lashtë të mbetur nga big bang, i ashtuquajturi sfondi kozmik mikrovalor që kozmologët kanë vëzhguar me satelitë.

“Ne mund të themi se si dukeshin luhatjet në fillimin e universit, dhe këto janë luhatje që rriten për të formuar planete, yje dhe galaktika”, tha Afshordi për Guardian.

Shpejtësia e dritës në boshllëk është konsideruar të jetë një nga konstantet themelore të natyrës. Në sajë të teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Einstein, kjo shpejtësi është vulosur në analet e fizikes, më shumë se një shekull më parën, në rreth 1 miliard km/h. Por ndërsa relativiteti i përgjithshëm është një nga themelet e fizikës moderne, shkencëtarët e dinë se rregullat e sotme nuk ishin si në lindjen e universit.

Magueijo dhe Afshordi dolë me teorinë e tyre për të shpjeguar përse kozmosi duket shumë i ngjashëm në distanca të mëdha. Për të qenë kaq uniform, rrezet e dritës duhet të kenë arritur çdo cep të kozmosit, përndryshe disa rajone do të ishin më të ftohta dhe më të dendura se të tjerët. Por edhe duke lëvizur në 1 miliard km/h, drita nuk kishte mundur të udhëtojë mjaft shpejtë për të barazuar dallimet e temperaturës së universit.

Kozmologët, duke përfshirë Stephen Hawking, kanë propozuar një teori të quajtur inflacioni, në të cilën universi lindi në një moment dhe u zgjerua me shpejtësi të madhe. Sipas inflacionit, temperatura e kozmosit është barazuar para se të shpërthente në dimensionet enorme që i njohim sot. Por nuk ka prova të forta se inflacioni është teori e drejtë, dhe, në qoftë se po, çfarë shkaktoi një periudhë të tillë të zgjerimit masiv, dhe si përfundon.

Teoria Magueijo and Afshordi e largon atë të inflacionit dhe e zëvendëson me një shpejtësi të ndryshueshme të dritës. Sipas llogaritjeve të tyre, nxehtësia e universit në momentet e para të tij ishte aq intensive sa që drita dhe grimcat e tjera kanë lëvizur me shpejtësi të pakufishme. Në këto kushte, drita arriti në xhepat më të largët të universit dhe prandaj duket uniforme, siç ne e shohim sot. “Në teorinë tonë, në qoftë se shkoni përsëri në universin e hershëm, është një temperature, kur çdo gjë bëhet më shpejt. Shpejtësia e dritës shkon në pafundësi dhe shpërndahet shumë më shpejt se graviteti, “, tha Afshordi. “Kjo është një fazë e tranzicionit në të njëjtën mënyrë siç uji kthehet në avull”.

Shkencëtarët së shpejti do të mund të gjejnë nëse drita me të vërtetë e tejkaloi gravitetin në universin e hershëm. Teoria parashikon një model të qartë në variacione të dendësisë së universit të hershëm, një veçori e matur nga ajo që quhet “indeksi spektral”. Duke shkruar në revistën “Physical Review”, shkencëtarët parashikojnë një indeks shumë të saktë spektral prej 0.96478, i cili është i afërt me të fundit, edhe pse disi i përafërt matjen e 0.968.

Shkenca nuk mund të provojë asnjëherë këtë teori si të drejtë. Por Afshordi tha se në qoftë se matjet gjatë pesë viteve të ardhshme e zhvendosin indeksin spektral larg nga parashikimi i tyre, kjo do të përjashtonte teorinë e tyre. “Nëse kemi të drejtë atëherë teoria e inflacionit është e gabuar. Por problemi me inflacionin është se ju gjithmonë mund të rregulloni që të ju përshtatet ashtu siç dëshironi “, tha ai.

David Marsh, i Qendrës për Kozmologji teorike në Universitetin e Cambridge, ende nuk heq dorë nga inflacioni. “Parashikimet e inflacionit të zhvilluara nga Stephen Hawking dhe të tjeret, më shumë se 30 vjet më pare, janë testuar nga vëzhgimet kozmologjike dhe u përballën me këto teste shumë mirë. Shumë shkencëtarë e konsiderojnë inflacionin si një shpjegim të thjeshtë dhe elegant të origjinës së galaktikave në univers”, tha ai.

Dhe ndërsa teori të tjera gjithashtu mund të duken premtuese, Marsh tha se ka pasur elemente të Afshordi dhe Magueijo që nuk janë kuptuar mirë”. Mbetet të shihet se si të fuqishme janë parashikimet kur të gjitha çështjet teorike të jenë adresuar”, tha ai./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme