Policia në Spanjë ka arrestuar një çift rumun i cili dyshohet të jetë pajtuar për të shitur vajzën adoleshente për 3,500 funta, 100 shishe uiski, dy dele dhe një derr.
Shitja thuhet se është bërë si pjesë e një marrëveshje të pajës së nusërisë mes dy familjeve rome para martesës me mblesëri të 15-vjeçares me një 16-vjeçar që jetonte në Asturia të Spanjës, transmeton Arbresh.info.
Çifti emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, është mbajtur në një rezort në Almunecar, në jug të Granadës. Ata janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtutjeshme.
Vajza është marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Marrëveshja ishte që familja e djalit të paguante për dasmën, ushqimin dhe grupin muzikor, si dhe fustanin e nusërisë, përcjell Arbresh.info.
Paja do të paguhej në dy pjesë, në para të gatshme dhe më pas me uiski dhe kafshë. Martesa në moshë të re dhe me mësit është pjesë e kulturës së tyre, prindërit u kanë thënë policisë./Arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...