Google ADS

Temperaturat globale në vitin 2018 shënojnë rekord

20:43 | 29 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Temperaturat globale në vitin 2018 kanë qenë në nivelin e katërt më të lartë, njoftoi OKB, duke theksuar nevojën urgjente për veprim rreth frenimit në ngrohjen globale të planetit.

Në një raport të publikuar përpara një takimi të klimës në Poloni, Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO) vuri në dukje se 20 vitet më të ngrohta në rekord kanë qenë në 22 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info

Raporti gjeti se viti 2018 është viti i katërt më i ngrohtë në rekord dhe se ne “jemi gjenerata e fundit që jemi në gjendje të bëjmë diçka për të”.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha në raportin e saj të përkohshëm se ‘katër vitet e fundit – 2015, 2016, 2017 dhe 2018 – janë gjithashtu katër vitet më të ngrohta.

Shenjat të tjera treguese për ndryshimet klimatike, janë rritja e nivelit të detit, ngrohja e oqeanit, shkrirja e akullnajave, ndërkohë që moti ekstrem ka lënë gjurmë të shkatërrimit në të gjitha kontinentet.

Marrëveshja e Parisit, e cila u nënshkrua për herë të parë në 2015, është një marrëveshje ndërkombëtare për të kontrolluar dhe kufizuar ndryshimet klimatike.

Ajo shpreson të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2C (3.6F) ‘dhe të ndjekë përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5C (2.7F)’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme