Temperaturat e tokës ka gjasa të rriten për më shumë se 2 gradë Celsius gjatë këtij shekulli, duke tejkaluar ‘pikën e ktheses’ që në marrëveshjen botërore për klimën synon të shmnaget.
Studimi i fundit i publikuar në revistën Nature Climate Change tregon se ka shanse që për 90 përqind temperatuar e tokës të rriten gjatë këtij shekulli, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë gjetur se ekzistojnë vetëm 5 përqind shanse që ngrohja globale të jetë në ose nën 2 gradë Celsius, një prej objektivave të vendosura nga marrëveshja për klimën e vitit 2015 për kufizimin e shkarkimeve të gazrave serrë që ngrohin planetin.
Një rritje e tillë e temperaturave mund të ketë pasoja dramatike në jetën e njerëzve, të cilat do të pasohen me thatësi dhe nivele të ngritura të detit, ka theksuar Adrian Raftery, autori kryesor i studimit dhe profesor në Universitetin e Uashingtonit.
Sipas programit mjedisor të OKB-së, emetimet botërore të gazrave serrë, kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, tani janë rreth 54 miliardë ton në vit dhe duhet të shkurtohen në 42 miliardë deri në vitin 2030 për të arritur në rrugën e duhur në mënyrë që temperaturat të qëndrojnë nën 2 gradë Celsius.
“Rritja e përpjekjeve për të përmisuar efikasitetin e karbonit është çelësi për të kufizuar ngrohjen e ardhshme”, ka shtuar Raftery.
“Duhet të marrim shembull nga vendet që kanë një infrastrukturë të ulët të karbonit, sikurse është Franca”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën