Tek 26 gra është përdorur sperma e gabuar për shtatzënin artificiale

17:39 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Një qendër e trajtimit IHV ka thënë se në Holandë 26 gra mund të jenë pllenuar nga sperma të njeriut të gabuar.

Qendra Mjekësore Universitare Utrecht tha se kjo ka ndodhur nga një “gabim procedural” në mes të prillit të vitit 2015 dhe nëntorit të vitit 2016, transmeton Indeksonline.

Analizimi është bërë tek gratë që janë shtatzënë dhe tek ato çifte të cilët tashmë e kanë fëmijën e dikujt tjetër.

Sipas kësaj qendre mjekësore janë njoftuar gjitha çiftet tek të cilët janë bërë këto gabime.

“Bordi i UMC është marrë me ata për të pritur lajmin sa më qetë”, thuhet në një deklaratë të kësaj qendre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme