Në vazhdën e kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pas shfaqjeve të suksesshme në Zagreb, Vjenë, Lucernë, Gjenevë dhe Paris, vazhdon me prezantimet dinjitoze tani edhe në Itali dhe Gjermani.
Vetëm të shfaqurit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut para nipave, mbesave, stërnipërve dhe stërmbesave na kujton e shpie tek Moti i Madh i Arbërit, ajo periudhë e ndritur dhe plot lavdi kur një popull i vogël i bëri ballë, luftoi trimërisht dhe triumfoi ushtarakisht gati në të gjitha betejat me barbarët falë strategjisë luftarake të atij burri të madh që kaloi përtej dimensioneve të heroit, mitit dhe legjendës.
Shfaqja e dramës Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Frasnita, Lungra, Çivita, Kozencë, Piana Degli Albanesi dhe San Giorgio Albanessi rimotivon arbëreshët që më shumë se 550 vite mbajnë të ndezur flakën e atdhedashurisë duke e ruajtur gjuhën shqipe arbërisht me bindje shqipërisht.
Kjo turne e Teatrit shqiptar në Amerikë, me nëntë shfaqje brenda dy javësh, është historike për hir të dimensionit me një shtrirje vizionare dhe kombëtare, me qasjen e aktualitetit si realizim i qëlluar dhe me cilësi të larta artistike që prin në shënimin e jubileut të rëndësishëm duke dhënë mesazhe të qarta në favor të ngritjes së dinjitetit kombëtar. Shfaqja padyshim se shënon një ngjarje kulturore e artistike dhe tingëllon bindshëm shqipërisht për gjeneratat që trokasin drejt ardhmërisë me identitet të qartë kombëtar.
Drama Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shkruar nga Xhevat Limani i cili shfaqet edhe si regjisor bashkë me aktorin holiwudian Michael Tylo. Në rolin e Skënderbeut paraqitet Xhevat Limani. Donikën e ka realizuar sopranoja Era Hoxha. Në rolin e Vojsavës prezentohet Merita Çoçoli.
Si zëra në rolet e Sulltanit, Papës, Mbretit Ferdinand,etj paraqiten: Vebi Qerimi, Luan Daka, Hamdi Rashidi etj. Skenograf është Kristaq Kapedani, ndërsa kostumet i ka punuar stilisti, Fadil Sahiti. Kompozitorë të muzikës janë :Aleksandër Peçi dhe Elvis Peçi, ndërsa piktor i dekorit Enkel Dika. Elementet koreografike janë fryt i koreografit Altin Naska. Përkrenaren dhe shpatën e modeloi Lenny Cassio.
Shfaqjet do të kenë këtë itinerar:
1 prill në Frascineto Kalabri Hapja e festës së Pashkëve me vallen e Skënderbeut
3 prill në Frascineto shfaqet drama GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në sheshin A l b a n i a Ora. 20:30
4 prill në CIVITA. GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në Eccomuseo Palazzo Castellano O r a. 18
5 prill në LUNGRO GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU Cassa della Musica “V. Stratikoi” O r a. 21
6 prill në COSENZA GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU O r a. 17
8 prill në PIANA DEGLI ALBANESI GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU Teatro del Seminario O r a. 21
9 prill në SAN GIORGIO ALBANESI GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ORA 20
14 prill në 2018 STUTTGART -Gjermani në LIEDERHALLE-Stuttgart Ora 19 GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU shfaqet në kuadër të Programit kulturor të qytetit të Shtutgartit dhe në organizim të gjithë shoqatave shqiptare të bashkuara. Për ralizimin e këtij turneu historic, falenderimet shkojnë për: Luçia Martino, Brunilda Lato, Mirela Noemy Piero Palummo, Alesandro dhe Giorgio Guccia, Ardian Hoxha, Amdi Vinca, Qazim Doda, Jahja Gashi me baskëshorte Nora Gashi Abedini si dhe menaxherja e Teatrit shqiptar në Amerikë znj. Lule Limani.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...