Të vjellat e mëngjesit janë të mundimshme, por mund edhe të shkaktojnë frikë dhe brengosje, në qoftë se akoma u besoni këtyre tri miteve…
Po ju prezantojmë tri tregime mbi të vjellat e mëngjesit, të cilat megjithatë janë vetëm mite, transmeton Telegrafi
Ndodh vetëm në mëngjes
Miti më i madh lidhur me të vjellat e mëngjesit qëndron në emrin e tij. Të vjellat e mëngjesit mund t’ju përfshijnë gjatë cilësdo pjesë të ditës, ndërsa disa femra më shpesh gjatë pasdites.
Mund të lëndojë beben
Fatmirësisht të vjellat e mëngjesit nuk dëmtojnë beben. Ajo asaj vërtet i bën mirë. Kjo ndjenjë e keqe mund t’ju ndihmojë që të jeni të kujdesshme me rastin e zgjedhjes së ushqimit dhe t’ia lehtësoni vetes që t’i shmangni gjërat të cilat kanë aroma të fuqishme apo ju duken të dyshimta.
Nuk zgjat shumë
Te shumica e femrave, të vjellat e mëngjesit fillojnë të shfaqen në fillim të tremujorit të dytë apo rreth javës së 12-të. Megjithatë, një numër i madh femrash kalon nëpër këtë fenomen të mëngjesit gjatë tërë tremujorit të dytë, madje edhe gjatë tërë shtatzënisë. Mirëpo nuk ka arsye për t’u brengosur.
Edhe pse janë të mundimshme dhe të tmerrshme, të vjellat e mëngjesit gjatë shtatzënisë janë tipike për shumicën e femrave. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë