A e dinit që të qarit i bën mirë mendjes? Ky gjest, i parë negativisht nga shoqëria, ka shumë avantazhe për ne. Ndoënjherë, kemi tendencën të shfryhemi jashtë apo brenda shtëpisë. Pak njerëz ia lejojnë vetes të qajnë pasi e quajnë një veprim turpërues, por nuk është e vërtetë.
Përmirëson gjendjen shpirtërore
Sigurisht është një mënyrë për të shprehur dëshpërimin, dhe një kanal për të liruar të gjitha emocionet që kemi brenda. Kur qan të ndihmon të shohësh gjërat më me qartësi.
Liron stresin
Në situata ku dëshira për të qarë lind nga frustimi, zemërimi, pafuqia, mos ngurroni pasi të ndihmon të lirosh stresin që ke mbledhur.
Ju qetëson
I bën mirë mendjes, dhe këtu ke paraysh njerëzit që kanë mendime fiksuese apo ankth. Në raste të tilla procesi i të qarit funksionon si valvul shkarkuese, duke i bërë mirë jo vetëm trupit po dhe qetësisë së mendjes.
Të qash është një stacion detyrues për të gjitha mendimet që qarkullojnë në mendjen tonë pa asnjë kontroll. Pasi të jeni shfryrë duke qarë, do të arrini të shihni dritën. Do të zbuloni një këndvështrmi më të mirë për situatat e do të ndjeheni më në fund të qetë dhe në paqe. I bën mirë mendjes, dhe edhe pse ka mendime të kundërta, mos i jepni të drejtë. Është një gjest i shëndetshëm. Qani sa herë e keni nevojën!
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...