Mënyra sesi ne i shohim marrëdhëniet dhe të gjithë konceptin e angazhimeve po ndryshon. Është e dukshme se në krahasim me brezat e mëparshëm, të rinjtë e sotëm janë të trembur kur bëhet fjalë për t’u angazhuar në një marrdhënie në sensin tradicional.
Në 1950, ishte e zakonshme të fejoheshe pas disa takimesh. Sot, çiftet e moshës 25-34, takohen mesatarisht për gjashtë muaj përpara se të vendosin të martohen.
Vetëm koha do ta tregojë se çfarë do të thotë me të vërtetë kjo frikë dukshëm e përhapur rreth angazhimeve. Nëse po kërkoni të jeni në një marrëdhënie të shëndetshme por thjesht nuk po funksionon, duhet të pyesni veten nëse thjesht jeni selektivë, apo keni frikë nga angazhimet?
Çfarë do të thotë të kesh fobi nga angazhimet?
Fobia nga angazhimet vjen me një variacion formash dhe masah.
Ka njerëz që kurrë nuk kanë për të vendosur marrëdhëniet të parat në listë, ka njerëz që krijojnë marrëdhënie, por i mbajnë partnerët në largësi, gjithashtu ka njerëz që e konsiderojnë veten te ndjeshëm dhe të ndershëm, por i’a mbathin sapo gjërat fillojnë bëhen serioze
Këta njerëz kanë një të përbashkët: Frikën nga lëndimi.
“Çelësi është frika, frika nga intimiteti dhe lidhja e thellë emocionale. Njerëzit të cilët kanë frikë nga lidhjet ndjejnë se ata nuk duhet të ushqejnë ndjenja kur njohin dikë. Shpesh kjo nuk është e vetëdijshme, por ndodh në nivelin më të thellë të së pandërgjegjshmes.
Njerëzit janë krijime sociale, ne ndjejmë dashuri dhe kemi tërheqje emocionale.
Çfarë duhet të bëni nëse keni frikë nga angazhimet
Ka vetëm një mënyrë reale për të trajtuar këtë lloj frike, që është të pranosh faktin se ju nuk mund të përjetoni euforinë e dashurisë pa përjetuar gjithashtu edhe ankthin ose dhembjen e mundshme që mund të shkaktojë.
Në shumë mënyra trajtimi i kësaj frike është i ngjashëm me trajtimin e çrregullimeve të ankthit./Ora News.tv/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...