Leximi i artikujve në lidhje me shëndetin dhe sëmundjet mund të bëjë që ju të ndjeheni i sëmurë. Sipas një studimi të ri, tregimet e frikshme për sëmundjet mund të shkaktojnë simptomat e tyre, në disa njerëz.
Njoftimet e medieve rreth substancave që konsiderohen të “rrezikshme” për shëndetin mund të shkaktojnë te njerëzit ‘e ndikueshëm’ një zhvillim të simptomave edhe pse në të vërtetë nuk ka asnjë arsye objektive për ta bërë këtë, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë studiuar fenomenin të njohur si mbindjeshmëria elektromagnetike, i cili është i lidhur me përdorimin e telefonit celular.
Parashikimi i lëndimeve të mundshme mund të shkaktojë dhimbje apo çrregullime.
Studimi ilustron se raportet mediatike rreth rreziqeve shëndetësore mund të shkaktojnë ose amplifikojnë efekte ‘nocebo’ në disa njerëz.
Për shembull, njerëzit të cilët janë të ndjeshëm ndaj fushave elektromagnetike raportojnë simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje, djegie apo ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurën e tyre, pas shikimit ose leximit të raporteve të rreziqeve shëndetësore. /Telegrafi/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...