Aktiviteti i trurit gjatë përvojës fetare është i ngjajshëm me atë gjatë kumarit, seksit, të rënit në dashuri, të abuzuarit me drogë ose gjatë dëgjimit të muzikës.
Një studim i fundit i publikuar në ‘Social Neuroscience’ ka monitoruar aktivitetin e trurit te mormonët gjatë një ceremonie fetare dhe gjatë leximit të citateve fetare, transmeton arbresh.info.
“Kur pjesëmarrësit gjatë studimit janë udhëzuar për të menduar mbi një shpëtimtar, mbi të qenit me familjarët e tyre në përjetësi dhe mbi shpërblimet qiellore, truri dhe organet tjera janë përgjigjur fizikisht,” tha Michael Ferguson, autori i parë i studimit.
Gjatë aktivitetit është skenuar një zonë që lidhet me kënaqësinë, që në detaje të vogla dërgon edhe deri në varësi.
“Përvoja fetare ndoshta është pjesa më me ndikim se si njerëzit marrin vendime në të cilat prekemi të gjithë ne, për të mirë e për të keq,” tha Jeff Anderson, bashkë autor i studimit.
Më tej ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çfarë ndodh në tru gjatë atyre vendimeve. Sipas tij kjo është pjesa më e rëndësishmë e të kuptuarit se si reagon truri gjatë ceremonive fetare. /Arbresh.info
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...