Foto të rralla tregojnë jetën e një fisi të izoluar nga pjesa tjetër e botës për më shumë se 55 mijë vjet.
Në ditët e sotme kanë mbijetuar vetëm 400 individë nga tribuja Jarawa që ndodhet në ishujt Andaman në Oqeanin Indian dhe fatkeqësisht ekziston një mundësi që kjo popullsi të zhduket në dhjetë vitet e ardhshme.
Kërcënimi kryesor i ekzistencës së tyre është një autostradë që kalon përmes tokës së tyre, të paktën kështu raporton “Survival International”, një organizatë bamirësie.
Rruga do të sjellë turistë në territorin e fisit Jaëara dhe ata akuzohen se do t’i trajtojnë si “kafshë në safari”. Për më tepër gjuetarë kafshësh të egra mund të shfarosin edhe faunën e zonës, që është jetike për mbijetesën e fisit.
Ata i kanë mbijetuar kolonizimit britanik në shekullin e XIX dhe pushtimit japonez më vonë, ndërsa vetëm në vitin 1998, disa prej tyre dolën nga territori për të vizituar vendbanime të tjera.
Por edhe pse në vitin 1990 qeveria indiane vendosi t’i shpërngulte, planet u anuluan rreth vitit 2000. /tch/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...