Të hash nga ora e dorës

09:33 | 23 Mars 2016
Arbresh.info

E keni parasysh atë momentin kur jeni shumë i zënë dhe nuk keni fare kohë për të ngrënë, por duhet të hani me patjetër, përndryshe do ju bjerë të fikët? Është gjetur zgjidhja për të tilla raste: ushqim brenda orës së dorës.

“Takii Seeds” është një kompani japoneze që ka krijuar një orë dore me ushqim brenda, në mënyrë që të hash kur je i uritur dhe duke nxituar për në punë.

Për ta bërë këtë orë janë dashur një mjeshtër punimi orësh, një kirurg plastik për të prerë ushqimin në copa shumë të vogla, një ekspert mobilimi për të vendosur brenda orës vaktin dhe një shef kuzhine për të gatuar ushqimin.

Ushqimi, duke qenë shumë i vogël, ka nevojë për dy shkopinj të vegjël për t’u kapur. Ku gjenden këta shkopinj? Anës orës./Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme