Google ADS

Të gjithë njerëzit me sy të kaltër kanë një paraardhës të përbashkët

09:56 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Një studim i ri tregon që të gjithë njerëzit me sy të kaltër kanë një pasardhës të përbashkët.

Ky person ka jetuar 6,000 vjet më parë dhe kishte një mutacion gjenetik që tani është shpërndarë nëpër botë, transmeton portali arbresh.info

Shkaktari i saktë ende nuk dihet, por shkencëtarët e dinë që ngjyra e syve filloi të ndryshojë shumë kohë para se të regjistrohej historia.

Sytë e kaltër shkaktohen nga një mutacion gjenetik. Për vite, hulumtuesit kishin kërkuar për atë në gjenin OCA2.

Gjeni OCA2 përcakton se sa pigment kafe është në sytë tanë. Por ajo që po kërkonin nuk ishte aspak atje.

Mutacioni u gjet në një gjen krejtësisht të ndryshëm të quajtur HERC2. HERC2 ndalë OCA2, do të thotë e ndalë ngjyrën kafe dhe zbulon të kaltrën. Çdo sykaltrosh ka këtë mutacion të njëjtë.

Si filloi kjo mutacion? Ndoshta kur njerëzit migruan nga Afrika në Evropë. Kjo do të shpjegonte se pse vetëm pasardhësit evropianë kanë sy të kaltër. Po gjithashtu do të sugjeronte që të gjithë sy-kaltrit  kanë një paraardhës evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme