Të dobësohesh sipas ngjyrave të ushqimeve; shpikja më e re e shkencëtarëve

07:06 | 19 Shtator 2016
Arbresh.info

Rënia në peshë është një nga problemet më të mëdha, në të gjithë botën. Amerika është në krye të listës! Metodat për dobësimet e shpejta e të ngadalta janë nga më të ndryshmet. Më i fundit është ai sipas ngjyrave të ushqimeve që hamë sepse, sipas shkencëtarëve, ngjyrat ndikojnë. Ata kanë bërë një menu ushqimore ku ndajnë çdo ushqim në tre kategori; jeshile, portokalli, të kuqe, njësoj si ngjyrat e semaforit.

Kuptohet që në ngjyrën jeshile u kategorizuan ushqimet me kalori më të ulëta që shkonin nga 140-400. Portokallia përmbante 400-550 dhe e kuqja përfshinte ushqimet me 550-950 kalori.
E gjithë kjo u testua dhe u vu re se vetëm duke parë etiketat ku ishin shkruar kaloritë, blerësit konsumonin mesatarisht 10% më pak kalori ditore. Duke i krahasuar ushqimet njëra me tjetrën ata llogarisnin kaloritë që u duheshin dhe blinin ushqimet e përshtatshme!/living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme