Dy persona mbetën të bllokuar në një ishull të pabanuar në Paqësor për 7 ditë, ndërsa u shpëtuan këtë të premte pasi u pikasën nga një avion i marinës amerikane.
Të mbijetuarit kishin mbërritur me varkë në ishullin e pabanuar të Fayu, pjesë e Mikronezisë, ndërsa nuk mundën të largoheshin më nga aty për shkak të problemeve që i kishte shfaqur mototi i varkës.
Të premten, nja avion amerikan kishte kaluar mbi ishull dhe në rërën pranë detit personat që ndodheshin mbi të panë të shkruhej “SOS”. Kjo ishte shenja që ata kuptuan menjëherë se dikush kishte nevojë për ndihmë dhe arritën të shpëtojnë dy personat që qëndronin në ishull prej 7 ditësh, pa ushqime të mjaftueshme.
/ Top Channel
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve