Çfarë ndodh pas vdekjes vijon të mbetet mister dhe deri më tani nuk ekziston një mënyrë reale për ta zbuluar. Megjithatë, herë pas here, përdorues të shumtë të rrjeteve sociale tregojnë për eksperiencat e tyre personale, për të cilat besojnë se janë një e vërtetë mbi vdekjen.
Siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, persona të cilët janë deklaruar klinikisht të vdekur, besojnë se kanë përgjigjen e asaj që na pret pas vdekjes.
Duke shkruajtur në rrjetin social Reddit, ata që besojnë se kanë parë nga afër se çfarë ndodh pas vdekjes, kanë ndarë disa histori, që nga të ndjerit në paqe, tek takimi me njerëzit e dashur që kanë vdekur, e madje edhe takimin me Zotin.
Një grua shkruajti se nuk kishte më frikë nga vdekja, pasi dëshmoi një vend të mrekullueshëm, plot me njerëz të lumtur.
Megjithatë në mesin e rrëfimeve ishte edhe një person, i cili tha se kishte shkuar në ferr dhe kishte parë djallin….
“Rreth 20 vite më parë, tentova të vetëvritesha duke marrë një dozë të madhe ilaçesh. Nuk jam i sigurt nëse vdiqa gjatë gjumit apo diçka tjetër, por më kujtohet se isha në ferr. Djalli ishte një milingonë gjigande prej zjarri që ecte mbi llavë, që është e çuditshme pasi nuk kam qenë kurrë i frikësuar nga milingonat, përveçse njëherë kur isha vetëm 5 vjeç… e di që ka një botë të përjetshme”, shkruan përdoruesi, transmeton tv klan.
“Kishte paqe kudo. Nuk kishte drita, kangjella të mëdha apo engjëj, vetëm paqe. Pësova një aksident të rëndë me makinë e për pasojë vdiqa për pak kohë. Kur u zgjova kisha disa njerëz që më bërtisnin që të zgjohesha. Kjo më acaroi sepse jo vetëm që isha e bindur se po merrja frymë, por sapo më kishin zgjuar nga një gjumë shumë i mirë. Nuk ka asgjë tjetër përveçse paqe dhe ngrohtësi në anën tjetër…”, rrëfen një grua.
Një tjetër përdorues shkruan se provoi ndjenjën e boshllëkut përpara se të shihte drita të shndërritshme. Një tjetër ndau në Reddit atë që i kishte ndodhur xhaxhit të tij, i cili përfundoi i ulur në një tavolinë pikniku në park, i vetmi vend ku ishte ndjerë i lumtur. Ndërsa një tjetër tregoi se kishte parë kangjella të zeza dhe se kishte dëgjuar një zë që i tha se nuk kishte ardhur ende koha për të shkuar.
Një grua në të 60 -at tha se nuk ka më frikë nga vdekja, pasi vizitoi një vend tepër të bukur dhe të qetë.
Ndërsa babai i një përdoruesi që e kishte përjetuar vdekjen disa herë, i kishte rrëfyer të birit se kishte parë shumë njerëz në sfond që e prisnin në anën tjetër.
Një tjetër përdorues tha se takoi Zotin. Ai e përshkruajti atë si një burrë të veshur me të bardha, në një vend plot paqe e dashuri…
“Isha 12 vjeç kur rashë me qafë nga trampolina. Ndalova së marri frymë dhe e gjeta veten në një tunel ku kishte dritë gjithandej. Takova një burrë që mbante veshur një rrobë të bardhë të gjatë. I thashë se doja të më merrte me vete. Rreth e rrotull kishte vetëm paqe dhe dashuri. Por ai më tregoi diçka që përngjante si filmi i jetës time, të gjitha eksperiencat që duhet të kisha. Më tha se duhet të rikthehesha mbrapsht. Ishte një eksperiencë shumë e bukur”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...