Rankimi i 200 universiteteve më të mira në botë për 2017-ën, mbizotëron lista me shkollat e Londrës dhe SHBA
Universiteti i Cambridge dhe Imperial College London kanë kaluar Universitetin e Harvardit në renditjen më të fundit zyrtare vjetore të universiteteve më të mira në botë botuar këtë javë. Katër më të mirët në gjashtë të parët kanë institucione britanike, shkruajnë mediat perëndimore.
Renditja e realizuar QS e universiteteve botërore, konsiderohet si më rigorozja e llojit të vet. Ajo e vendos Imperial dhe Kembrixh në vend dytë dhe si të barabartë, pas Institutit të Teknologjisë në Masaçusets për vitin 2014. Të dyja shkollat britanike kanë treguar rritje të ndjeshme nga rankimi i një viti më parë, pas matjeve nga anketimi i QS-së për prodhimin akademik.
Harvard ka rënë nga vendi i dytë në të katërtin. Ai pasohet nga Oksford dhe University College në Londër në vend të pestë me Stanford, Caltech, Princeton dhe Yale e SHBA-së për të plotësuar 10-en e parë të kësaj liste prestigjioze.
“Kjo renditje mbështet atë që studentët tanë, ALUMNI, stafi, miqtë dhe bashkëpunëtorët bëjnë, sepse Imperial është një prej universiteteve më të mëdha të botës”, – tha Profesor Alice Gast, Presidenti i ri i “Imperial College” dhe një inxhinier kimik. “Imperial ka një aftësi të rrallë për t’i kthyer kërkimet e tij në zbulime që kanë një ndikim të vërtetë në botë”, – theksoi ai.
Kolegjet e larta të Londrës, Edinburg-ut, Bristol-it dhe Manchester-it janë universitetet në 30-ën më të mirë në listë, duke përmbyllur kështu rankimin më të mirë nga ana e institucioneve britanike në 10 vitet e fundit në renditjen QS-së. Universitetet e Glasgoë, Warwick, Birmingham dhe Sheffield-it janë gjithashtu në top70.
Rankimi i vitit 2014 do të ndihmojë përpjekjet e universiteteve britanike për të tërhequr fonde kërkimore dhe për të rekrutuar hulumtuesit më të mirë dhe studentët”, shkruan “The Guardian”.
Kërcimi i “Imperial College” nga vendi i pestë në vendin e dytë në një vit ishte rezultat i prodhimit të fundit botëror kryesor, duke u cituar gjerësisht në revista akademike dhe publikimet shkencore. Imperial vuri në dukje hulumtimet e fizikantit teorik, Profesor Sir. John Pendry, i cili këtë vit fitoi çmimin “Kavli” në nanoshkencë për kontributet në nano-optikë, duke eksploruar se si sillet drita në një shkallë nga 1/1000000000 e një metri, dhe të punojë në materialet artificiale të pazakonta, të njohur si metamateriale.
“Rrallë kalon një ditë kur nuk ka një zbulim të ri apo risi nga stafi i talentuar, studentët dhe të diplomuarit”, tha Gast.
Ben Sowter, kreu i hulumtimit në QS, tha se 10 universitetet e para kishin reputacion të shkëlqyer akademik, në rekrutimin e të diplomuarve, raportet mes stafit dhe studentëve dhe arritje ndërkombëtare për fakultetin dhe studentët. “Performanca e ‘Imperial’ e ka ndihmuar atë të bëhet alpinisti më i madh në 10-en më të lartë, duke lënë pas Harvardin, UCL dhe Oxford-in dhe duke u barazuar me Kembrixhin.
Në listën e 200 institucioneve të arsimit të lartë të renditura nga QS, Britania e Madhe është e përfaqësuar nga 29 shkolla, SHBA nga 51, ndërsa Gjermania është vendi i tretë në radhë me 13 më të mirët. Londra ka pesë më të mirët në 100-en më të mirë, në krahasim me tre nga Bostoni dhe Hong Kongu, dhe dy për Nju Jorkun, Parisin dhe Tokion.
Ndërsa mediat italiane kanë shprehur shqetësimin si për herë të parë në historinë e rankimit të universiteteve që asnjë universitet italian nuk ndodhet në listën e 150 më të mirëve. Sipas “La Republica”, kjo është një goditje për sistemin arsimor italian, ku universitete me famë botërore si Bologna, rankohen poshtë 150-ës më të mirë në botë për herë të parë. Italiani është në listën e 18 vendeve me universitetet më të mira, por në klasifikimin e përgjithshëm, jo të universiteteve.
Ndërkohë, sipas rankimit mësohet se të diplomuarit e Oksfordit dhe Kembrixhit janë cilësuar si më të kërkuarit në tregun e punësimit në botë. Cambridge ishte institucioni më i mirë britanik si referencë kërkimore, një zonë e dominuar kryesisht nga universitetet më të pasura të SHBA-së.
Tabela
50 universitetet më të mira në botë
Massachusetts Institute of Technology (MIT) (SHBA)
University of Cambridge (Britania e Madhe)
Imperial College London (Britania e Madhe)
Harvard University (SHBA)
University of Oxford (Britania e Madhe)
UCL (University College London) (Britania e Madhe)
Stanford University (SHBA)
California Institute of Technology (Caltech) (SHBA)
Princeton University (SHBA)
Yale University (SHBA)
University of Chicago (SHBA)
ETH Zurich (Swiss Federal Institute of Technology) (Zvicër)
University of Pennsylvania (SHBA)
Columbia University (SHBA)
Johns Hopkins University (SHBA)
King’s College London (KCL) (Britania e Madhe)
University of Edinburgh (Britania e Madhe)
Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (Zvicër)
Cornell University (SHBA)
University of Toronto (Kanada)
McGill University (Kanada)
National University of Singapore (NUS) (Singarore)
University of Michigan (SHBA)
Ecole normale supérieure, (Francë)
Australian National University (Australia)
Duke University (SHBA)
University of California, Berkeley (UCB) (SHBA)
University of Hong Kong (Hong Kong)
University of Bristol (Britania e Madhe)
The University of Manchester (Britania e Madhe)
The University of Tokyo (Japoni)
Seoul National University (Korea e Jugut)
The University of Melbourne (Australia)
Northwestern University (SHBA)
Ecole Polytechnique (Francë)
Kyoto University (Japoni)
University of California (SHBA)
The University of Sydney (Australia)
Nanyang Technological University (NTU) (Singapor)
The Hong Kong University of Science and Technology (Hong Kong)
New York University (NYU) (SHBA)
University of Wisconsin-Madison (SHBA)
University of British Columbia (Kanada)
The University of Queensland (Australia)
University of Copenhagen (Danimarka)
The Chinese University of Hong Kong (Hong Kong)
Tsinghua University (Kina)
The University of New South Wales (Australia)
Ruprecht-Karls-Universität Heidelberg (Gjermani)
University of Amsterdam (Hollandë)
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...