“Syri i shoqërisë”, çfarë i shtyn japonezët të jenë të ndershëm

01:13 | 17 Janar 2020
Trina Galanxhi

Tokyo ka një popullsi që shkon deri në 14 milionë njerëz, kështu që është e kuptueshme se mijëra sende personale humbin çdo ditë, megjithatë një numër i madh i tyre “e gjejnë rrugën” për tek i zoti.

Në vitin 2018, mbi 545,000 karta identiteti iu kthyen pronarëve të tyre nga Policia Metropolitane e Tokios , 73% e numrit të përgjithshëm të letërnjoftimeve të humbura. Po kështu, u kthyen tek të zotët, 130,000 telefonë celularë (83% e numrit të përgjithshëm të telefonave të humbur) si dhe 240,000 kuleta (65%).

Por si dhe pse ndodh kjo?

Shpesh këto sende kthehen në të njëjtën ditë që humbin pasi stacionet e policisë në Tokio janë shumë pranë njëri tjetrit, kështu që ti je gjithmonë shumë pranë ‘ndihmës”. Përpos kësaj normat kulturore, fetare dhe policët miqësorë të lagjes të quajtur “kōban”, e bëjnë këtë gjë të duket krejt e lehtë në Tokio.

BBC sqaron se ekziston një ide, sipas së cilës japonezët motivohen nga “frika” nëse po vëzhgohen dhe prirja e tyre është të mendojnë së pari për të tjerët, pastaj për veten. “Syri i shoqërisë”, një parim i budizmit që duket se është i rrënjosur thellë në mendësinë e tyre./Opinion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme