Për shekuj me radhë është besuar në një forcë të mbinjerëzores që mund të ndikojë negativisht te njeriu: Pikërisht syri i keq. Besimet në këtë forcë, datojnë që me lindjen e njerëzimit dhe ka të bëjë me lakminë ndaj një vlere të dikujt tjetër, që një individ i caktuar nuk e posedon. Duke e besuar, njerëzit kanë krijuar edhe forma të mbrojtjes nga syri i keq.
I ftuar në “Rreze Dielli”, eksperti i okultit Altin Bogdani thotë se ‘syri i keq’ ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë e njeriut, që ka fuqinë të ndikojë tek një njeri tjetër. I pyetur se a ka sens kur nënat thonë ‘më kanë marrë më sysh fëmijën’, ai jep shpjegimin e tij.
“Fëmija është i atashuar me fushën aurike të nënës sepse nëna ka një dashuri shumë të madhe për fëmijën, jo thjesht marrëdhënie afektive materiale, e ka nga zemra, jo dashuri mendore, sepse i ka dhënë jetën dhe ka një dashuri absolute për të. Në këtë kontekst kur nëna del me fëmijën jashtë dhe kur një person tjetër e sheh atë fëmijë që ka ëmbëlsinë, atëherë personi përballë, nga zilia apo lakmia, jo se do të dëmtojë fëmijën, por për të pasur një fëmijë si ai, krijon një imazh që ndikon në fushën aurike të fëmijës. Dhe kur ndikon do të thotë që ka përzierje energjie, dhe kur përzihet energjia fëmija nuk ndihet mirë, sepse fusha aurike e personit që sheh fëmijën nuk përputhet me të nënës së tij.” shprehet eksperti i okultit.
Altin Bogdani thotë me siguri se miti se personat që kanë sy në ngjyrë të hirtë ose jeshile ‘marrin më shumë në sysh’, nuk është i vërtetë, ndërkohë që sipas tij ajo që përdoret gjerësisht nga njerëzit, hudhra, është elementi kryesor që mban larg syrin e keq.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës