Google ADS

Supervullkani japonez pranë riaktivizimit, mund të vrasë 100 mln njerëz

01:16 | 14 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një vullkan antik nënujor përgjegjës për një nga super-shpërthimet më të njohura në histori duket të jetë “duke bërë në heshtje”, përgatitje për kthimin e pashmangshëm.

Kikal Caldera, që ndodhet në jug të ishujve kryesorë të Japonisë, shkatërroi një pjesë të madhe të arkipelagut japonez kur ai lëshoi mbi 500 kilometra kub (maga) gjatë shpërthimit të Akahoya rreth 7,000 vjet më parë, dhe shkencëtarët sapo kanë konfirmuar dëshmi të aktivitetit të ri vullkanik nën krater.

Hulumtuesit në Universitetin e Kobe kanë zbuluar një kube gjigante lave që ekziston nën Kikai Caldera, duke mbajtur një vëllim prej më shumë se 32 kilometra kub (rreth 8 milje kub) të magmës së bllokuar – një element që mund të zbulojë gjurmë se kur super-shpërthimi i ardhshëm i Kikai mund të ndodhë.

“Problemi më serioz, të cilit ne i frikësohemi nuk është një shpërthim i kësaj kube, por ndodhja e super-shpërthimit të ardhshëm”, tha vullkanologu Yoshiyuki Tatsumi për The New York Times.

Sipas hulumtimeve të mëparshme të Tatsumit, duke pasur parasysh nivelin japonez të vullkanizmit aktiv, ka një shans 1 për qind të një shpërthimi “kalimtar katastrofik” që ndodhi brenda arkipelagut japonez dikur gjatë 100 viteve të ardhshme – një ngjarje që mund të rrezikojë ose vrasë deri në 110 milion njerëz.

Shpërthime të tilla nuk vijnë shumë shpesh, por ndodhin, pasi Kikai Caldera ka pësuar dy incidente të tilla masive para shpërthimit të Akahoya – njëra rreth 95.000 vjet më parë, pas një shpërthimi tjetër -140.000 vje më parë.

Konfirmimi i kësaj kube, zbuluar në tri udhëtime të veçanta të vëzhgimeve bërthamore, vëzhgimet robotike nënujore dhe analizat sizmike të reflektimit – nuk do të thotë se çdo lloj super-shpërthimi është domosdoshmërisht i pashmangshëm, por studiuesit dyshojnë se është dëshmi e një magme të re.

Pavarësisht nga rëndësia e kupolës së lavës, ky vëllim i shkëmbinjve, i nxehtë dhe i trashë, që qëndron në lartësi rreth 600 metra dhe që përfshin një gjerësi prej 10 kilometrash, nuk është një jehonë e Akahoya, por diçka e re që merr formë nën Detin e Kinës Lindore.

Për të hetuar më tej, Tatsumi dhe bashkëpunëtorët e tjerë do të nisin një ekspeditë tjetër në faqen e Kikai muajin e ardhshëm, për të parë se çfarë analizash të mëtejshme zbulon – dhe shpresojmë se atëherë do të marrim një pasqyrë më të qartë se si ky aktivitet magmatik ushqehet./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme