Janë bërë të ditura planet për një super-jaht të ‘padukshëm’ që bëhet njësh me detin dhe i bën ata që lundrojnë, të duken sikur po ‘pluskojnë në ajër’.
Mirage që ka 106 metra dhe mund të kushtojë mbi 200 milionë euro, është e mbështjellë me pasqyra speciale, që e reflektojnë prapa sipërfaqen e detit që e rrethon, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, lundra që ka 4,200 tonelata ‘zhduket’ para syve të atyre që ndodhen deri në 50 metra largësi.
I dizajnuar për të kënaqur milionerët e uritur për privatësi, Mirage vjen i pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme, përfshirë edhe helipad, spa, teatër dhe kinema të jashtme.
Në gjashtë katet e anijes, mund të akomodohen 14 mysafirë të cilëve do t’ju shërbejë stafi prej 29 punonjësve, derisa lëvizin komod me shpejtësi prej 19 knot.
Anija është përpunuar nga punishtja italiane e anijeve Fincantieri dhe firma holandeze Van Geest Designs, që të ‘zhduket mes ujit dhe qiellit’ dhe të ‘përshtatet në horizont’.
Dizajneri Pieter Van Geest, ka thënë se gjithçka është strukturuar në detaje, ndërsa i nevojitet deri në tri vite e gjysmë derisa të kompletohet.
Pjesa më e vështirë në këtë projekt, ka qenë gjetja e pasqyrës së përshtatshme, që gjithçka e bën të ngjajë me ambientin dhe të mos vërehet aspak nga largësia. /Telegrafi/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër