Në Përvjetorin e 106-të të Pavarësisë, vëmendja është zhvendosur tek figurat që shkruan historinë e Shqipërisë dhe i qëndruan përkrah Ismail Qemalit, për të siguruar shkëputjen nga Perandoria Osmane në vitin 1912.
Dhe një nga figurat më të shquara të kësaj epoke ka qenë padyshim Hasan Prishtina, kryeministri i 8-të i shtetit shqiptar dhe ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit.
Bëmat dhe ndihma e Hasan Prishtinës në procesin që çoi drejt Pavarësisë janë rrëfyer në media nga stërnipi i tij Mehmet Prishtina. Ai ka zbuluar edhe një histori pikante të stërgjyshit, duke thënë se për të mbrojtur Ismail Qemalin, Hasan Prishtina ka sfiduar në dyluftim një deputet turko-arab.
“Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk përfilleshin kërkesat e tij tha: unë do ngre dhe organizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kuptoi se Perandoria Osmane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhe u kërkua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbështetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko-arab i cili debatoi ashpër me Ismail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail Beun edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kërkoi deputetit turko-arab dyluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë: Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkeqësisht nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd”, ka rrëfyer Mehmet Prishtina.
Në emisionin “Debati në Channel One” u tha se Hasan Prishtina njihet edhe si një bejler i arsimuar dhe kulturuar, pasi fliste 9 gjuhë të huaja.
Hasani kishte 3 mbiemra Prishtina, Berisha dhe Polaci. Në vitin 1908 pas mexhlisit osman ai mori mbiemrin Prishtina. Më parë kishte mbiemrin Berisha dhe më parë akoma Hasan Polaci me emrin e lagjes së familjes në Vuçiternë.
Është shumë e vështirë të vlerësohet pasuria e Hasan Prishtinës, por i gjithë shtrati i lumit të Ujmanit, të Gazividoës ishte pasuri dhe pronë e Hasan Prishtinës.
“Janë me mijëra hektarë sipërfaqe që rezultojnë me dokumente sipas studiueseve që ishin pronë e tij. Është pikërisht kjo zonë për të cilën tashmë ka një debat mes Serbinë dhe për mua pa këtë pasuri Kosova nuk ka jetë. Gjithashtu Hasani kishte shtëpi në Kosovë, në Stamboll, në Tiranë dhe Selanik”, ka thënë stërnipi i tij.
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...