Sulltanesha Safiye ishte gruaja më me ndikim e Murad III dhe mbretëresha nënë e Mehmetit III. Ajo ishte një nga gratë më të fuqishme në Perandorinë Osmane. Në krahasim me gratë tjera, Sulltanesha Safiye nuk kishte nevojë për skandale që të tregonte veten, ndërsa kurrë nuk hezitoi që të tregonte inteligjencën dhe ambiciet e saj.
Disa historianë pretendojnë se ajo ka rrënjë veneciane, disa të tjerë thonë se është shqiptare, ndërsa një pjesë tjetër thonë që është nga Bosnja.
Megjithatë, sjellja e saj ka treguar se ajo nuk erdhi nga një familje fshatare.
Në vitin 1563, ajo erdhi në gjykatë si një dhuratë për trashëgimëtarin Murad III. Ata e quajtën Safiye ( e pastër) për shkak të flokëve të saj të artë dhe lëkurës së ndershme. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me edukimin e saj në harem, por në vitin 1566 ajo lindi fëmijën e parë Mehmed III.
Si nëna e djalit më të madh, ndikimi i saj në Perandori u rrit. Safiye mbeti gruaja e vetme e Muradit për disa vjet, duke thyer kështu një traditë të Perandorisë. Në këtë pikë, Safiye përdorte logjikëne saj dhe pranoi konkubinat e tjera të Muradit pa xhelozi. Për më tepër, ajo i dërgoi disa konkubina, në mënyrë që të merrte kontrollin mbi të. Me kalimin e kohës, Sulltan Murad kishte njëzet e pesë djem me 15 gra të ndryshme.
Gjatë sundimit të Muradit, Safiye gëzonte të mirat shtetërore dhe u respektua pa fund si nëna e princit të parë. Për më tepër, ajo ishte shumë aktive në punët e jashtme të Perandorisë dhe korrespondonte drejtpërdrejt me sundimtarët europianë. Madje, ajo morri edhe një karrocë të artë nga Mbretëresha Elizabeta I. Gjithnjë ajo shëtiste me karrocën e artë, prandaj edhe shkaktoi skandal. Në kohën e Perëndorisë Osmane ishte shumë e çuditshme të shikoje një grua me një karrocë.
Ambasadorët e dinin “dashurinë” e saj për arin, prandaj i dhuronin asaj gjëra të çmuara, duke e bërë atë gruan më të pasur në Perandori. Safiye Sultan kishte marrëdhënie shumë të mira me ambasadorin e Venedikut që kurrë nuk harroi të dërgonte dhurata dhe ari.
Në vitin 1595 ajo u bënë nëna mbretëreshë dhe vazhdoi të ishte aktive në punët e brendshme të Perandorisë, pa harruar mbështetjen e jashtme që bënte për Venedikun. Ajo duhej të merrej me luftime serioze të brendshme dhe të luftonte me ushtrinë në vend të djalit të saj. Ajo dha para për shpenzimet e luftës nga llogaria e saj personale për të mbështetur djalin e saj.
Ndërtesa më e famshme që ka ndërtuar Sulltanesha Safiye është Xhamia e Re. Procesi i ndërtimit të xhamisë u ndal për një kohë pas vdekjes së saj. Në vitin 1665 ajo u përfundua.
Në vitin 1603, Sulltanesha Safiye mbështeti ekzekutimin e princit Mahmud ( nipit të saj më të madh). Ai u ekzekutua me nënën e tij, pas një diskutimi me djalin e saj.
Menjëherë pas ekzekutimit tragjedia e goditi Sulltaneshën Safiye. Djali i saj i madh vdiq, ajo e humbi titullin e saj si nëna mbretëreshë dhe humbi gjithashtu rolin e saj në gjykatë.
Ajo u internua në pallatin e vjetër. Gjatë mbretërimit të nipit të saj, ajo nuk mund të kthehej në gjykatën kryesore, përpos gjatë vizitave të shkurta. Në vitin 1619, gjatë kthimit të një vizite, papritmas ajo u sëmur në dhe vdiq.
Në fund, historia e Sulltaneshës Safiye nuk kishte lidhje me ndonjë histori dashurie, por me një dëshirë të madhe për të qeverisur. Ajo ka dëshmuar që në atë kohë, se një grua mundet të qeverisë dhe për të bërë këtë punë, s’ka pse qëndron pas perdes./burimi: Hurriyet/ Përktheu: arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...