Nuk duhet të çuditeni përse ky shtet shumë shpejt do të mund të bëhet nr. 1 ekologjik.
Dikush ngrohet me dru, dikush me gaz, e dikush me kompjuterë… Janë të ndryshme mënyrat me të cilat ngrohemi, mirëpo, megjithatë, Suedia përfundimisht është para kohës së vet!
Është e njohur që suedezët janë kombi i avancuar ekologjik dhe teknik. Mirëpo, projekti teknologjik më i ri i tyre i ka befasuar të gjithë dhe është më se e sigurt që është risi e madhe në teknologjitë ekologjike, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, në Skarpnak të Stokholmit po ndërtohet një bazë e madhe e shënimeve. Të gjithë ata të cilët posedojnë kompjuterë e dinë se sa ngrohen, mirëpo jemi edhe më të sigurt akoma askujt nuk i ka rënë ndër mend që ajo energji do të mund të përdoret për të ngrohur shtëpitë!
Suedezët pikërisht kanë zhvilluar idenë që të shfrytëzoni atë energjinë e cila vërtet është e padobishme. Me energjinë ngrohëse të kompjuterëve do të ngrohen rreth 30.000 amvisëri.
Të gjithë projektin e udhëheq kompania Fortum, dhe, sipas parashikimeve të tyre, kompjuterët në të ardhmen do të mundë të ngrohin edhe më shumë se 10 për qind të shtëpive dhe ndërtesave të banimit.
Për këtë shkak, këshilltarët e qytetit kanë vendosur që në Stokholm është e nevojshme të hapet edhe një qendër kompjuterësh.
Kryeqyteti i këtij vendi, slogani i të cilit është “Në hap me kohën” me këtë projekt do të bëhet edhe më shumë i avancuar ekologjikisht.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...