Sipas një studimi të organizatës “Sante Envirnnement France’ pelenat Pampers përmbajnë mbetje nafte, të klasifikuara si kancerogjene nga Bashkimi Europian.
Dhe nuk është fjala për pelena të zakonshme por për Pampersat, ato që sundojnë tregun. Alarmi ka shkuar te ‘Le Parisien’ prej organizatës, mëngjesin e djeshëm.
Thuhet se përbërja që përdoret shërben për t’i mbajtur pelenat më të buta, të mos irritojnë lëkurën e të porsalindurve. Substancat që janë gjetur nuk duhet të jenë të pranishme askund në gjërat që prekin fëmijët, as në lodrat e tyre sepse janë klasifikuar si kancerogjene të kategorisë 1B.
Drejtuesja e organizatës që ka bërë zbulimin, në intervistën e dhënë, ka pohuar se sasia e përdorur është e ligjshme por në cdo rast, zonat ku vendosen produkte të këtij lloji, nuk duhet të kenë fare përqindje të tillë në përbërje. Ngelet, e rrezikshme!
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend