Një stuhi diellore mund të prishë rrjetet e energjisë nëpër botë këtë javë, sipas një paralajmërimi për motin. Parashikuesit e motit të hapësirës thanë se Toka do të përjetojë një stuhi diellore sot dhe nesër.
Kjo vjen si rezultat i një vrime të madhe që u hap në koronën e Diellit, me aurora të vendosura për të mbuluar disa nga vendet e SHBA-ve, në mesin e të cilave futet edhe Uashingtoni.
Sipas të përditshmes britaneze ‘Daily Star’, rrjetet e energjisë mund të “bien në gjunjë” si rezultat, transmeton lajminet.
Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) tha se stuhia pritet të arrijë më vonë përgjatë natës së sotme.
“Një vrimë e madhe në atmosferën e Diellit po ballafaqohet me Tokën, duke dërguar një rrymë të erës diellore në drejtimin tonë”, tha një zëdhënës i organizatës.
“Shpejtësia e erës diellore mund të arrijnë 500 km / s, duke shkaktuar aurorë rreth rrethit të Arktikut dhe ndoshta edhe në shtetet amerikane përgjatë vijës nga Maine në Uashington”, deklaroi tutje ai.
Gjerësisht, besohet se stuhitë diellore janë një nga “kërcënimet më të mëdha” për njerëzimin.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...