Shumica prej nesh këto ditë kemi telefona intelegjentë.
Këto janë pajisje të jashtëzakonshme që na lejojnë të bëjmë më shumë sesa telefonata.
Ne mund të shfletojmë në internet, të luajmë lojëra, të vizatojmë, të bëjmë video dhe foto me cilësi të lartë dhe më shumë.
Kështu, nuk është për t’u habitur që ka disa që kalojnë më shumë kohë në telefonat e tyre në krahasim me të tjerët.
Sidoqoftë, duket se mbase duhet të kemi parasysh mos-përdorimin e telefonave tanë, kohë pas kohe.
Në një studim të kohëve të fundit, shkenctarët kanë përdorur makina MRI dhe zbuluan se ata që janë klasifikuar se kanë një varësi nga smartphone, kanë tru të ndryshuar fizikisht, të ngjashëm me atë që mjekët shohin tek të varurit nga droga.
Testi u krye në 48 persona, 22 prej të cilëve u kategorizuan se kishin varësi nga telefonat intelegjentë.
Sipas studiuesve nga Universiteti Heidelberg, “duke pasur parasysh përdorimin e tyre të gjerë dhe popullaritetin në rritje, studimi i tanishëm vë në dyshim padëmtueshmërinë e telefonave inteligjentë, të paktën te individët që mund të jenë në rrezik të rritur për zhvillimin e sjelljeve të varura të lidhura me telefonat intelegjentë”.
Varësia e telefonave inteligjentë nuk është e re dhe as nuk është e paditur, por këto gjetje janë me të vërtetë shqetësuese.
Për këtë qëllim, kompani të tilla si Apple dhe Google kanë prezantuar karakteristika në telefonat e tyre dhe sistemet operative që synojnë të ndihmojnë në zvogëlimin e kohës që përdoruesit shpenzojnë në to. /Telegrafi/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...