Rezulton se robotët po marrin punët më shpejt në të gjithë botën në vendet ku njerëzit janë duke u plakur më shpejt.
Në këto të dhëna përfundimtare ka ardh një studim i fundit që shikoi dhënat demografike dhe të nivelit të industrisë në 60 vende dhe gjeti një lidhje të fuqishme midis fuqisë punëtore në plakje, e përcaktuar si raporti i punëtorëve të moshës 56 vjeç e lart, krahasuar me ata të moshës 21 deri në 55 vjeç dhe robotëve, transmeton portal arbresh.info
Hulumtimi tregoi se mosha përbënte vetëm 35% të ndryshimit midis vendeve në adoptimin e robotëve, me ato që kishin punëtorë më të vjetër.
“Popullsia në botë është duke u plakur, prandaj edhe adoptimi i robotëve në punë po bën historinë”, tha Daron Acemoglu, një ekonomist në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets i cili kreu studimin me Pascual Restrepo të Universitetit të Bostonit.
Hulumtimi i përshtatet një tendence të gjatë të vendeve të tilla si Koreja e Jugut dhe Gjermania, të cilat e kanë fuqinë punëtore në plakje, shkruan Reuters.
“SHBA ka një avantazh të madh teknologjik në një mori fushash – përfshirë softuerin dhe (inteligjencën artificiale), por për nga robotika, Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut janë më përpara”, tha Acemoglu.
Studiuesit gjetën një model të ngjashëm brenda ekonomisë amerikane – me zonat metropolitane që kanë fuqi punëtore më të vjetër gjithashtu duke parë adoptimin e madh të robotëve pas vitit 1990.
Studimi është kryer në disa vende, përfshirë edhe SHBA-në ku u gjet se një rritje prej 10 pikë përqindjeje në plakjen e një popullsie vendase që çoi në një rritje prej 6.45 pikë përqindjeje në praninë e këtyre integruesve./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...