Njerëzit prodhojnë 245 trilion ton plehra çdo vit, shumica e të cilave përfundojnë në oqean.
Secilin vit, rreth 5.25 trilion copë të reja mbeturinash plastike hidhen në oqean, duke përfshirë afro 564 miliard shishe uji dhe më shumë se 500 miliardë qese plastike, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Indonezia është kontribuesi i dytë më i madh i plastikës në oqen dhe një grup studiuesish kanë vendosur që të studiojnë ndikimin e plastikës te gjallesat në oqean, përfshirë edhe balenat.
Gjetjet e studimit janë botuar në Frontiers in Marine Science.
Në mes të janarit 2016 dhe shkurtit të vitit 2018, ekipi hulumtues ka marrë mostra nga ujrat rreth vijës bregdetare në Indonezinë jug-qendrore, ku ushqehen shumë disa tipe të gjallesave nënujore.
Studiuesit kanë zvarritur përmes këtyre ujrave një rrjetë të shkëlqyeshme, e cila stimulonte gjallesat që të notojnë drejt saj.
Përmes sasisë së plastikës së kapur në rrjetë, studiuesit qenë në gjendje të bënin llogarinë e sasisë së plastikës që konsumon një balenë, një peshkaqen dhe një peshkaqen balenë.
Gjatë sezonit të lagështisë, llogaritet që ato mund të konsumojnë deri në 63 copë plastike në orë, ndërkaq gjatë sezonit të thatë deri në katër copë në orë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...